Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar projektin për “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtritshme në Kosovë”.

Qëllimi i projektit nga INDEP ishte mbështetja e institucioneve por edhe sektorit biznesor në Kosovës për zbatimin e eficincës së energjisë dhe arritjes së synimeve të dakorduara nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Doruntina Musa, hulumtuese në INDEP, në një konferencë për media tha se synimi kryesoj i projektit ishte që të ngrisë vetëdijen dhe të ngrisë dialogun mes palëve të interesit në këtë fushë.

Musa: Qëllimi i projektit është t’i mbështesim institucionet dhe bizneset drejt zbatimit të efiçiencës së energjisë

“Ky projekt ka filluar implementimin që nga dhjetori i vitit të kaluar përmes kësaj konference po e bëjmë përmbylljen. Qëllimi i këtij projekti ishte që të mbështesim institucionet dhe sektorin biznesore të Kosovës drejt zbatimit të efiçeincës së energjisë dhe arritjen e synimeve të dakorduraura në marrëveshjet ndërkombëtare dhe për planin e efiçiencës së energjisë përbrenda komiteti të energjisë. Për më tepër projekti synon që të ngrisë vetëdijen, të nxisë investimet në masat e efiçincës së energjisë nga sektori biznesor si dhe të nxisë dialogun mes palëve të interesit në këtë fushë.

Musa foli edhe për rëndësinë e efiçiencës së energjisë, duke theksuar edhe së fatkeqësiht Kosova varet ende nga prodhimi i energjisë elektrike.

Aktivitet tjetër i INDEP ishte edhe fushata “Miqtë e energjisë”.

Dardan Abazi nga INDEP tha se kanë disa rekomandime për politikbërësit se si duhet vijuar tutje në mënyrë që efiçienca jetë jetë jo vetëm një politikë e imponuar nga Bashkimi Evropian por që të jetë politikë e cila vërtetë shfrytëzon efiçiencën për të promovuar zhvillimin ekonomik në vend, rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe për të promovuar siguri të furnizimit me energji elektrike.

Abazi: Efiçienca e energjisë mos të jetë vetëm politike e imponuar nga BE

“Ne po duam që politikbërsëve t’iu ofrojmë disa alternativa, rekomandime se si duhet vijuar më tutje në mënyrë që efiçienca e energjisë të jetë jo vetëm një politikë e cila imponohet nga BE për të përmbushur disa kritere që na dhënë të tjerët, por që të jetë një politike e cila vërtetë shfrytëzon efiçinecën për të promovuar zhvillimin ekonomike në vend, për të promovuar rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe për të promovuar një siguri të furnizimit me energji elektrike. Efiçienca e energjisë mundëson që të kemi më pak nevojë për prodhim të energjisë nga prodhimet ndotëse dhe të shmangim këto avari me ndërprerje të energjisë elektrike të cilat janë shkaktuar si presion i rritjes së presionit në rrjet dhe rritjes së kërkesë për energji”, tha Abazi.

Abazi ka folur edhe për heqjen e TVSH-së nga investimet e energjisë solare.

Abazi: Të hiqet TVSH nga investimet e energjisë solare

“Heqja e tvsh-së nga investimet të energjisë solare do të zvogëlonte kosto të investimeve 18 përqind dhe do të rriste në masë të madhe investimet në këtë sektor. Kjo normalisht ndërlidhet me skemën aktuale të mbështetjes së konsumatorëve me vetëkonsum[…]ne kemi rekomanduar qeverisë që në bashkëpunim me sektorët e tjerë të zhvillojë konsultimet publike dhe të fillojë menjëherë me heqjen e tvsh-së për investime në energji solare sepse kjo do të rriste në masë të madhe investimet në energji solare”, tha ai.

Share.