KESCO bën me dije që dje ka dorëzuar propozimin në ZRRE që vendimi për hyrjen në fuqi të tarifave të reja të mos zbatohet nga data 9 shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit.
Sipas KESCO-s, ky propozim ka ardhur si rezultat i vështirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët tanë në Republikën e Kosovës.
“Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja. Nëse ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.
Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin. Të njëjtën kohë, KESCO do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët që si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja.
KESCO mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më pranë konsumatorit dhe të ofrojë shërbime sa më kualitative me kostot më të ulëta të mundshme. I gjithë ky mision arrihet më së lehti dhe më së miri me ndërtimin e partneritetit me konsumatorët.
Bashkimi i forcave para sfidave të mëdha, si kjo e muajve të fundit që goditi krejt botën, veçanërisht Evropën, është obligim që e lehtëson përballimin e tyre nga secili. Pra, krejt bashkë ia dalim më së miri”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva