Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) bazuar në ligj, në Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kërkesën e datës 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme të datës 14.02.2021.
Burime të Indeksonline brenda KQZ-së bëjnë të ditur se të fuqishmit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu e Labinotë Demi-Murtezi nuk do të kenë të drejt kandidimi për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në verifikimet e KGJK-së del se 47 kandidatë kanë dënime efektive nga Gjykatat e Kosovës dhe nuk kanë të drejt kandididimi në zgjedhje./TV Malisheva