APEL
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar besimtarë,
Vëllezër dhe motra,
Ju apelojmë të kemi durim edhe pak.
Të respektojmë masat e institucioneve tona shëndetësore dhe qeveritare për të qëndruar në shtëpi dhe mos të dalim pa nevojë.
Të ruajmë shëndetin tonë, të familjes dhe shoqërisë sonë.
Një apel të veçantë për ata që ju ndodh ndonjë rast vdekje: JU LUTEMI mos të marrim pjesë në varrim më shumë se pesë (5) – dhjetë (10) persona maksimalisht, duke mbajtur me çdo kusht DISTANCËN, maskë dhe dorëza.
Në ASNJË mënyrë mos të hapim të PAME.
Këto vendime të BIRK-ut dhe institucioneve relevante nuk janë mosrespekt ndaj të vdekurit dhe familjes, por masë e nevojshme për ruajtjen e shëndetit.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.
Institucionet e rendit në vazhdimësi janë duke kërkuar me çdo kusht respektimin e kushteve gjatë varrimit dhe mosmbajtjen e të pamës.
Zoti ju shpërbleftë për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj kundër COVID-19.
Bashkë do ia dalim!
Me respekt,
KBI Malishevë
(15.04.2020)

Share.