Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, përmes shoqatës së saj “Bereqeti”, sot i kanë dhuruar një donacion prej 30 çantave për nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Çantat janë të pajisura edhe me fletore, lapsa, ngjyra dhe pajisje tjera për lëndën e matematikës.
KBI në Malishevë, i drejtuar nga kryetari i saj, Hoxhë Sead Paçarizi, i shoqëruar edhe nga zyrtarët tjerë, janë pritur fillimisht nga drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, e më pas së bashku ja kanë dorëzuar donacionin drejtoreshës së SHFMU “I.Mazreku” në Malishevë, Rrezarta Mazreku-Kastrati.
Kryetari i KBI në Malishevë, Hoxhë Sead Paçarizi, ka bërë të ditur se përmes shoqatës “Bereqeti”, kanë filluar një aksion për grumbullimin e donacioneve për nxënësit e shkollave të Komunës së Malishevës dhe ky aksion ka hasur në mirëkuptim tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. “Sot po i japim 30 çanta të kompletuara për nxënësit e shkollës në Malishevë dhe aksioni do të vazhdoj në shkollat tjera”, ka thënë kryetari i KBI në Malishevë, Hoxhë Sead Paçarizi.
Drejtori i DAE në Malishevë, Blerim Thaçi e ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë për këtë donacion dhe për bashkëpunimi e mirë me drejtorinë që ai drejton. Ndërsa edhe drejtoresha e SHFMU “Ibrahim MAzreku”, Rrezarta Mazreku-Kastrati, e falënderuar KBI në Malishevë, për këtë donacion, që sipas saj, “është shumë domethënës për shkollën, nxënësit dhe prindërit”. /TV Malisheva