Këshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Kryetari i Komunës, z.Begaj, ka kërkuar nga drejtorët, që të përshpejtojnë realizimin e projekteve të caktuara, pasi ndryshimet klimatike në stinën e vjeshtës, mund të shkaktojnë ngecje në realizimin e tyre, pasi në këtë drejtim ka ndikuar edhe situata me pandemi.

Përndryshe në mbledhjen e sotme, drejtorët i kanë paraqitur të gjitha punët dhe aktivitet e tyre, si dhe sfidat me të cilat përballen, sidomos për shkak të situatës me pandemi.

Mësimi është duke vazhduar në shkollat e Komunës së Malishevës, ndonëse thatësia e madhe që është duke mbretëruar, mund të ndikojë në shkolla, për shkak të mungesës eventuale të ujit dhe për këtë qëllim, është kërkuar përgjegjësi dhe angazhim më i madh nga ana e njësisë së “hidro-regjionit jugor” për furnizim të rregullt.

Mungesa e reshjeve atmosferike, ka shtuar edhe kërkesat e qytetareve për furnizim me ujë për pije.

Sa i përket situatës pandemike me covid-19, situata është e qetë dhe rastet tani më të rralla, ndërsa edhe situata endemike me EHKK, gjithashtu është e qetë dhe në kontroll. Po ashtu, janë duke u bërë edhe inspektime të vazhdueshme për zbatimin e masave anti-covid. /TV Malisheva

Share.