Këshilli i drejtorëve, mbajti mbledhjen e rregullt javore, mbledhje e cila u udhëhoq nga Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ku u njoftua drejtpërdrejt, nga së cili drejtor, për projektet dhe punët të cilat janë në përfundim e sipër dhe ato që janë duke vazhduar.
Lajmi më i mirë për qytetarët e Malishevës, ishte sipas, Liridon Hotit,drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i cili njoftoi se sot, e Hënë, nisin punimet për ndërtimin e objektit të Urgjencës, pran QKMF-së “ Shpëtim Robaj”, në Malishevë.
U raportua edhe për gjendjen e pas tërmetit të 26 nëntorit të ndodhur në Shqipëri, të strehuarit në Komunën e Malishevës, shërbimet që po u bëhen atyre, që nga vizitat mjekësore e ato ushqimore dhe deri më tash vlerësohet gjendja e mirë e të strehuarëve në komunën tonë.
Edhe drejtorët e drejtorive, raportuan për punët e kryera si në infrastrukturën rrugore, përgatitjet e mira për pastrimin e rrugëve, pasi stina e dimrit është në prag, furnizimi i objekteve shkollore me lëndë djegëse dhe objekteve tjera publike.
U debatua edhe gjendja me ujë të pijshëm për fshatrat, Burim, Gurbardh e Turjakë.
Në fund, drejtorët raportuan edhe për punët që janë duke u kryer dhe ato që po vazhdojnë.

Share.