Këshilli i Prindërve në nivel të Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e parë, pas konsolidimit të këtyre këshillave në nivel të shkollave.
Kryetar i Këshillit të Prindërve u zgjodh, Agon Zogaj, nënkryetare Shpresa Krasniqi dhe sekretar Bali Buzhala.
Në këtë mbledhje në të cilën mori pjesë edhe drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi dhe kryesuesi Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, këshilli i ka zgjedhur kryesinë, kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin.
Fillimisht, Këshillin e Prindërve në nivel të Komunës së Malishevës, e ka përshëndetur drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi.
“Këshilli është organ i rëndësishëm dhe ju ftoj të punojmë bashkë, sepse këtë ju kemi borxh fëmijëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë punuar dhe kanë dhënë shumë për vendin”, ka thënë mes tjerash drejtoresha Krasniqi.
/TV Malisheva