Shkëlzen Gashi, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës së tij në T7, ndër tjerash ka paralajmëruar edhe protesta masive në Kosovë.
Madje Gashi thotë se këto protesta do të jenë aq masive, sa që deri më tani nuk janë parë në Kosovë.
“Në rast se tentohet me u shtremberu vullneti politik i qytetarëve prej zgjedhjeve të 6 tetorit kemi me pas protesta, dhe kemi me pas protesta masive, edhe çfarë si kanë pa asnjeherë deri më sot pushtetarët e deridjeshem. Po e shoh paknaqësinë e qytetarëve të Kosovës me perpejekjen e këtyre partive për me shtremberu vullnetin e qytetarëve të Kosovës, dhe po e shoh te pëpjekja e partive politike që e kanë udhëheqë ose ma mirë me thanë e kanë sundu Kosovën për 20 vjet për me kriju një qeveri të re në kohë të pandemisë, sepse e kanë një zor të madh dhe zori i madh është për me bo një marrëveshje sa më të shpejtë me Serbinë, sepse faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë po e kërkojnë këtë, pa marr parasysh a cenohet integritet territorial i Kosovës dhe rregullimi i brëndshëm i saj”, ka thënë Gashi në intervisten e tij, përcjellë Tv Malisheva.
Shikojeni emisionin prej minutës së 19-të./ Tv Malisheva