Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Mark Regev, ka thënë se Hamasi e ka filluar luftën, ndërsa ata do ta përfundojnë me fitoren e tyre. I pyetur për civilët në Gaza, Regev ka thënë se nuk janë duke i targetuar ata, dhe se u kanë kërkuar që të largohen nga veriu, pasi sipas tij, aty do të ketë luftime të ashpra.
Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Regev tha se popujt e dy shteteve janë miq të mirë.
“Populli i Kosovës dhe i Izraelit janë miq. Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre”, theksoi ai.
“Operacioni ynë në Gazë kundër terroristëve po vazhdon edhe më tej. Gjithçka çfarë mund të them në këtë moment është se ne jemi në betejë, jemi në luftë. Izraeli nuk e donte këtë luftë, por na u detyrua nga Hamasi dhe Organizata Terroriste ISIS. Ata na sulmuan më 7 tetor, masakruan njerëzi tani, ata vranë, përdhunuan, dogjën njerëz të gjallë, vranë prindërit në prani të fëmijëve të tyre dhe fëmijët në prani të prindërve të tyre dhe morën mbi 220 njerëz peng. Ne nuk e deshëm këtë luftë, por Hamasi e filloi këtë luftë dhe ne po i përgjigjemi dhe do ta përfundojmë këtë luftë me fitoren e Izraelit”, tha ai për RTK-në.
Regev thotë Hamasi është një një organizatë brutale terroriste e cila është në gjendje të kryej akte (brutale) kundër njerëzimit.
“Ne nuk targetojmë qytetarët dhe sigurisht duam të jemi të kujdesshëm me jetët e qytetarëve tanë. Ne nuk kemi iluzione për Hamasin. Është një organizatë brutale terroriste e cila është në gjendje të kryej akte (brutale) kundër njerëzimit. Ne ishim viktima të atyre akteve tre javë më parë, të shtunën e 7 tetorit. Kështu që ne po luftojmë për mbrojtur popullin dhe shtetin tonë. Por mendoj që njerëzit e Gazës po ashtu meritojnë më mirë se që kanë me Hamasin. Ky regjim terror u ka sjellë atyre vetëm vuajtje dhe varfëri”, është shprehur ai.
I pyetur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe cili është mesazhi i Izraelit për Kosovën e Serbinë, Regev ka thënë se nuk është në dijeni të shumë fakteve, por ka shtuar se Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre.
/TV Malisheva