Këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, Naim Ramizi përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka thënë që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte shkelur sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve të VV-së, për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ai ka thënë se kjo praktikë ka qenë e trashëguar edhe nga qeveritë e tjera.
Sipas tij, nënshkrimi dhe poshtërimi ndaj Serbisë ka ndodhur në kohën e Qeverisë Kurti.
Postimi i plotë:
Vetevendosja po flet per shkeljen e sovranitetit me lejimin qe i’u be mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Zgjedhjet e Serbise ne Kosove jane mbajtur tash e sa kohe.
Eshte sekret publik se mbajtja e tyre ne Kosove ndodhe me kerkese e here me presion nderkombetar, pra nuk eshte vullnet i kesaj Qeverie sikur nuk ka qene vullnet as i Qeverive te kaluara. Vullnet ishin veprimet e Qeverise Kurti. Vullneti i tij karshi Serbise kishte lejuar shkeljen e sovranitetit dhe integritetit te vendit.
A kane harruar keta se sovraniteti i Kosoves eshte shkelur ne menyre recidive gjate tere kohes sa ata kane qeverisur me vendin?!
Apo po mendojne se ne kemi harruar se Serbia e kishte futur ne karantine nje pjese te territorit te Kosoves para hundve te tyre!
Te fresket e kemi kujtimin kur strukturat e erreta fshiheshin pas mantilave te bardha qe vinin nga Serbia me lejen e tyre ne Kosove, e ata vinin kur askush s’mundej.
Nuk e kemi harruar nenshtrimin e poshterimin para Serbise as sherbimin ne arenen nderkombetare qe i’a bete asaj me pranimin e testeve donacion.
Nuk i kemi harruar as flirtimet melankolike te Kryeminitrit Kurti me homologen e tije serbe.
Hapja me Serbine dhe heqja e te gjitha barrierave ekonomike, tregtare me Serbine ka ndodhur me vullnetin dhe deshiren e tyre./Tv Malisheva