Një detaj interesant është vërejtur në konferencën e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe diplomatëve diplomatët perëndimor pas takimit që kishin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit i cili zgjati rreth dy orë, përveç Lajçak, në konferencë dolën edhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, por edhe zëvendës këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo.

E kur Lajçak është pyetur nëse ka mundësi që dialogu të rifillojë si më parë ose të presin hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri, reagoi Jens Plotner-këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Plotner i cili është pjesë e ekipit të ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i tregoi këtij të fundit se si të përgjigjet, duke i thënë që të thotë diçka që tanimë e ka thënë.

“Thuaj diçka që tanimë e keni thënë”, i tha ai Lajçakut.

Përndryshe, për politikën e jashtme, Jens Ploetner është personi i parë që, kancelari gjerman Olaf Scholz merr këshilla.

/TV Malisheva

Share.