Ushtria ukrainase do të jetë gati për një kundërsulm të madh ushtarak ndaj Rusisë në fund të qershorit, tha këshilltari i presidentit ukrainas Oleksiy Arestovych.

Ai tha se do të duhej kohë që Ukraina të marrë armët e dhuruara nga aleatët perëndimorë, si dhe për t’i mësuar trupat e saj t’i përdorin ato, sipas BBC.

Arestovych tha se Ukraina duhet të armatosë plotësisht të paktën disa brigada sepse “vetëm atëherë mund të shkojmë në ofensivë”.

“Armët e para që mund të ndalojnë armikun do të mbërrijnë në numër të madh në fund të majit ose në fillim të qershorit. Kjo do të thotë se çdo kundërsulm ka shumë të ngjarë të ndodhë vetëm në fund të qershorit ose në korrik”, tha ai.

Share.