Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian në Vjenë i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron që t’i liberalizojë vizat për Kosovën, duke ia bashkëngjitur edhe peticionin me 16 mijë nënshkrime që mbështesin këtë nismë.

Schneeberger ka treguar në letër se tri javë më parë ka qenë në Kosovë ku ka pasur përshtypje të mira – duke thënë se nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.

“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Në letër theksoet se vizat nxisin shpenzime financiare dhe kjo ia vështirëson jetën kosovarëve.

Letra e saj u dorëzua një ditë para se Këshilli Evropian ta bëjë pjesë diskutimi çështjen e lëvizjes lirshëm për Kosovën.

/TV Malisheva

Share.