Superliga e Kosovës në futboll ka kompletuar të dielën edhe xhiron e 20-të të edicionit garues 2021/22.
Barazimi i Dritës me Llapin dhe fitorja e madhe e Ballkanit ndaj Prishtinës, e ndjekur edhe nga triumfi i Gjilanit ndaj Feronikelit ka bërë që tabela të pësojë disa ndryshime në renditjen e skuadrave, raporton TV Malisheva.
Tani në krye të saj është Ballkani i Suharekës me 39 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e dytë, kurse Drita vjen e treta me 38 pikë, e pasuar nga Llapi dhe Drenica me nga 33, përkatësisht 27 pikë.
Një luftë e ashpër po zhvillohet edhe në pjesën e poshtme të tabelës ku të gjitha pesë skuadrat po luftojnë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit.
Në vendin e gjashtë është Prishtina me 24 pikë, e ndjekur nga Malisheva si e shtata me 23, pastaj vijnë Ulpiana me nga 19, përkatësisht 18 pikë dhe i fundit është Feronikeli me vetëm 11 pikë pas 20 ndeshjeve të zhvilluara.