Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse në Ukrainë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me vdekje në një gjykatë të panjohur nga ndërkombëtarët në Donetsk, territor i kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Sipas mediave të huaja, ata janë të gjithë ish-luftëtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët u kapën në Mariupol nga forcat ruse.
Aslin është nga Newark në Nottinghamshire dhe familja e tij tha se ai u transferua në Mykolaiv në Ukrainë në vitin 2018.
Ai u bë marinar për ushtrinë ukrainase në vitin 2018, u fejua për t’u martuar me një ukrainase dhe e kishte bërë vendin shtëpinë e tij.
Ish-punonjësi i kujdesit kishte luftuar edhe më parë me njësitë e armatosura kurde në Siri kundër ISIS.
Që nga kapja e tij, ai është shfaqur në foto dhe video në televizionin rus, në të cilat dukej i mavijosur dhe ënjtur teksa merrej në pyetje.
Burri tjetër britanik, Shaun Pinner, është 48-vjeçar dhe me origjinë nga Bedfordshire.
Familja e tij tha se ai ishte një ushtar “i respektuar” në ushtrinë britanike përpara se të transferohej në Ukrainë katër vjet më parë për të përdorur përvojën e tij të mëparshme dhe duke u stërvitur me ushtrinë ukrainase.
“Shaunit i pëlqente mënyra e jetesës ukrainase dhe e konsideronte Ukrainën si vendin e tij gjatë katër viteve të fundit. Gjatë kësaj kohe, ai takoi gruan e tij ukrainase, e cila është shumë e fokusuar në nevojat humanitare të vendit”, kanë thënë ata.
“Shaun është një burrë, djalë, baba, vëlla dhe mik qesharak, shumë i dashur, me qëllime të mira për shumë njerëz”, thanë ata.
/TV Mallisheva