Këta janë xhudistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Para pak çastesh, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) përmes një postimi zyrtarë ka filluar të prezantojë ekipin për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, duke filluar nga sporti i xhudos.

Në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare, Kosova do të përfaqësohet nga tetë xhudistë, pjesë e të cilëve është edhe e arta Olimpike, Distria Krasniqi, përcjell TV Malisheva.

Ndërkaq, ekipi i xhudos do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka dhe ndihmës-trajneres, Majlinda Kelmendi.

Po ashtu, pjesë e ekipit është edhe gjyqtari, Fatmir Salihaj.

Më poshtë mund të gjeni xhudistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Distria Krasniqi (kategoria -52 kilogramë)

Akil Gjakova (kategoria -73 kilogramë)

Loriana Kuka (kategoria -78 kilogramë)

Laura Fazliu (kategoria -63 kilogramë)

Flaka Loxha (kategoria -57 kilogramë)

Erza Muminoviq (kategoria -48 kilogramë)

Arbër Kullashi (kategoria -81 kilogramë)

Shpati Zekaj (kategoria -100 kilogramë)

Share.