Është vërtetuar se kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe madje mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Por në disa njerëz, rezultati do të mungojë dhe mund të ketë pasoja negative me marrjen e kafeinës.

Ja kush duhet t’i kushtojë vëmendje pirjes së kafesë.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet inflamatore të zorrëve

“Kafeina mund të përshpejtojë tretjen dhe gjithashtu të rrisë shanset për diarre, e cila është një nga simptomat kryesore të sëmundjes inflamatore të zorrëve”, shpjegon dietologia Angel Planels, duke shtuar se është e mençur të shmangni pirjen e kafesë nëse vuani nga IBS.

Nëse keni glaukoma

“Presioni intraokular mund të rritet te personat që kanë glaukoma dhe kur konsumojnë kafe, nëse duhen besuar kërkimet. Prandaj ekspertët këshillojnë që të reduktohet marrja e kafeinës apo edhe të shmanget, por mendoj se nevojiten kërkime shtesë”, shton Planels.

Nëse keni një fshikëz tepër aktive

“Të gjithë e dimë se është më mirë të mos pini një filxhan të madh kafe përpara një udhëtimi të gjatë, veçanërisht nëse nuk mund të shkoni lehtë në tualet. Marrja e kafeinës vetëm mund të përshpejtojë punën e fshikëzës, prandaj do t’ju duhet të urinoni më shpesh”, shpjegon Sue Heikinen, një nutricioniste.

Nëse nuk pini shpesh kafe, mund të jeni shumë më të ndjeshëm ndaj kafeinës.

Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës

Duke qenë se kafeina mund të shkaktojë një rritje të menjëhershme të presionit të gjakut dhe të përshpejtojë punën e zemrës, është e rëndësishme që çdo person që ka probleme me zemrën të jetë i kujdesshëm dhe të flasë me një mjek se sa kafe mund të pi, shpjegoi Kelly McGrain, nutricioniste.

Gratë shtatzëna

“Shoqata Amerikane e Gjinekologjisë këshillon që gratë shtatzëna të mos pinë më shumë se dy filxhanë kafe në ditë për të reduktuar rrezikun e abortit dhe lindjes së parakohshme. Megjithatë, një studim i publikuar vitin e kaluar thotë se nuk ka sasi të sigurt kafeje për gratë shtatzëna dhe se çdo grua shtatzënë duhet të flasë me gjinekologun e saj se sa kafe duhet të pimë”, tha Heikinen.

Ushqyerja me gji

“Duke qenë se kafeina është një stimulues dhe diuretik, është e mundur që një nënë që ushqen me gji të vuajë nga dehidratimi, prandaj ekspertët këshillojnë që kafeina të shmanget në këtë fazë, ashtu si në shtatzëni”, shton Planels.

Njerëzit me çrregullime të gjumit

“Është e qartë se pas një nate pa gjumë, fillimisht do të kapni një filxhan kafe, por pikërisht ky zakon mund të çojë në një rreth vicioz pagjumësie dhe lodhjeje gjatë ditës. Edhe nëse mendoni se kafeja e pasdites nuk iu prish gjumin, në fakt mund ta bëjë këtë. Këshilla është të pini kafen e fundit gjashtë orë para se të shkoni në shtrat”, shprehet Heikinen.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi ose sulmet e panikut

“Kafeina është një stimulues që mund të përkeqësojë ankthin dhe nëse vuani shpesh prej tij, mendoni të reduktoni marrjen e kafeinës”, paralajmëron McGain.

Nëse vuani shpesh nga diarreja

“Disa njerëz pinë kafe pasi zgjohen për të funksionuar zorrët e tyre, por ky efekt nuk është i dëshirueshëm për njerëzit që kanë shpesh diarre. Ndoshta zgjidhja më e mirë do të ishte kafeja pa kafeinë, megjithëse çdo lëng do të stimulojë tretjen”, tha Heikinen.

Personat që kanë epilepsi

“Edhe pse ky është një studim i vogël, një studim i kohëve të fundit zbuloi se konsumimi i kafesë shoqërohet me sulme më të shpeshta, por sigurisht që nevojiten më shumë studime”, tha Planels.

Nëse keni epilepsi, bisedoni me një neurolog se sa kafe duhet të pini.

Share.