Xhudistja Distria Krasniqi ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, dhe medaljen e dytë të artë në histori, pas asaj të Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”.

Në rrugëtimin e saj deri tek e arta, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin triumfoi me Ippon kundër brazilianes Gabriela Chibana, kurse në çerekfinale e mposhti po ashtu me Ippon xhudisten kineze Chen-Hao Lin.

Në gjysmëfinale, xhudistja triumfoi kundër mongolezes Urantsetseg Munkhbat, kurse në finale, medaljen e artë e siguroi përballë japonezes Funa Tonaki.

E pasi që e siguroi të artën, Distria u pa tejet e emocionuar, ku edhe shpërtheu në lot pas fitores së saj.

“Jam e lumtur. Për vetën, për trajnerin, për familjen. Ka qenë luftë e vështirë në finale, jam e lodhur por krenare. Është një ëndërr e realizuar, dhe synoj ta përsëris këtë sukses sërish”, tha Krasniqi. /TV Malisheva

Share.