Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.
Me anë të ushqimit përveç shijes së mirë që përfitohet, dhuron edhe shumë vitamina dhe minerale që trupit i duhen.
Megjithëse të gjithë njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me kujdes, ndër vitaminat më të mira për burrat ekspertët i specifikojnë në disa ushqime të veçanta.
Sipas ekspertëve 9 nga 10 burra në botë nuk marrin dozën e duhur të perimeve në një ditë.
Spinaqi
Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë.
Në shumicën e ditëve rekomandohet konsumimi i perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme.
Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.
Bajamet
Bajamet janë një burim i mirë magnezi, i cili ndihmon edhe në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat.
Gjithashtu bajamet ndihmojnë edhe në mbajtjen e formimin e mirë të muskujve.
Ndihmojnë në funksionin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.
Kosi
Njësoj si gratë edhe burrat janë të rrezikuar nga sëmundje të kockave si osteoporoza. /TV Malisheva