Çmimet e derivateve të naftës janë rritur në të gjitha vendet e rajonit dhe vala e fundit e rritjes së çmimeve nuk e ka anashkaluar as vendin tonë.
Në pikat e ndryshme të karburanteve në Kosovë çmimet e karburanteve po sillen prej 1.40 euro deri në 1.52 euro.
“Një litër Dizel në pompat e benzinës në Kosovë kushton nga 1.50 euro deri në 1.52 euro, ndërsa një litër Benzinë kushton nga 1.40 euro deri në 1.52 euro” ka thënë për Paparacin kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani. Ai gjithashtu ka thënë se çmimet e karburaneteve në Kosovë janë stabile.
Së fundmi çmimet në Kosovë dhe rajon janë rritur për të gjitha llojet e karburanteve.
Rritja e çmimeve të fundit të karburanteve mund t’i godasë më së shumti shoferët të cilët veturat e tyre i furnizojnë me karburant të llojit Dizel./TV Malisheva