Ylli televiziv, Kim Kardashian para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj të 40-të.
Me këtë rast familja i kishte organizuar ndejë surprizë, të cilën e vazhdoi deri në orët e vona dhe një ndejë të dytë.
Pas kësaj, ajo vendosi që bashkë me më të dashurit e saj të udhëtojë për pushime në bregdet dhe e shijoi në maksimum këtë pushim, për çka edhe u kritikua.
E më pas Kim ka vendosur që me ndjekësit ti ndajë disa nga dhuratat e shumta që ia kanë bërë me rastin e ditëlindjes së 40-të.
Duhet theksuar se ishte bashkëshorti i saj Kanye ai i cili befasoi të gjithë me fjalët që kishte zgjedhur për ta uruar.
Kjo për faktin se dyshja së fundmi i kishin prishur keq raportet, mirëpo tani si duket gjithçka është rregulluar. /TV Malisheva