Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të prezantohet modeli i ri iPhone 13, por thashethemet në lidhje me këtë model kanë pushtuar rrjetin përpara se Tim Cook, CEO i kompanisë Apple, të prezantonte iPhone 12.

Modeli i fundit i telefonave Apple, seria e iPhone 12 ka shfaqur disa probleme tek përdoruesit, por duket se gjithçka do të zgjidhet me modelin e ri që vjen me shumë ndryshime.

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të prezantohet modeli i ri iPhone 13, por thashethemet në lidhje me këtë model kanë pushtuar rrjetin përpara se Tim Cook, CEO i kompanisë Apple, të prezantonte iPhone 12.

Në një video të publikuar në YouTube (nga kanali EverythingApple Pro) shfaqen imazhet e para se si do të duket modeli i ri iPhone 13, që mendohet të prezantohet nga Apple në muajin Shtator 2021 dhe të dalë në shitje në Tetor.

Ajo që pritet tek modeli i ri është ndryshimi i ekranit, një përditësim në 120Hz ProMotion (i njëjtë me atë të përdorur nga Samsung në modelet Galaxy S21).

Kjo është konfirmuar nga disa burime ku thuhet se do të kemi për herë të parë funksionin “always on” (ekrani gjithë kohës i ndezur), por nga Apple pritet gjithçka dhe mund të kemi surpriza.

Këto ndryshime priten të jenë vetëm për versionin iPhone 13 Pro.

Një prej përditësimeve më emocionuese nga Apple janë videot me modalitetin portret, me procesorin e ri A15 ju do të mund të regjistroni video në “Portrait Mode” dhe më pas t’i modifikoni ato duke ndryshuar fokusin apo parametra të tjerë.

Ndryshimet e reja do të prekin edhe rrjetin e komunikimit, ku përfshihet gjenerata 5G e telefonisë së lëvizshme dhe asaj WiFi duke reduktuar konsumin e baterisë, identifikimi përmes fytyrës me maska do të ketë përmirësime dhe Apple pritet të rikthej hyrjen me prekje (Touch ID) në të gjithë ekranin.

Modelet e reja iPhone 13 thuhet se do të kenë një çmim pak më të lartë se iPhone 12 për shkak të procesorit të ri A15 dhe ndryshimeve të mëdha në kamera dhe disa parametra të tjerë./TV Malisheva

Share.