Pesë trajnerë janë nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit 2021/22 në Premier Ligën angleze.

Thomas Frank, Pep Guardiola, Eddie Howe, Jurgen Klopp dhe Patrick Vieira janë në garë për çmimin në fjalë, përcjellë TV Malisheva.

Tifozët do të kenë kohë deri të hënën në ora 19:00 për të zgjedhur favoritin e tyre për ta fituar çmimin e trajnerit më të mirë këtë sezon.

Votat e publikut do të kombinohen me ato të një paneli ekspertësh futbolli për të vendosur në fund fituesin.

Më poshtë mund të gjeni trajnerët e nominuar edhe statistikat e tyre me klubet përkatëse këtë sezon.

Thomas Frank (Brentford) – 36 ndeshje, 12 fitore, 7 barazime dhe 17 humbje

Pep Guardiola (Manchester City) – 36 ndeshje, 28 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje

Eddie Howe (Newcastle United) – 25 ndeshje, 11 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje

Jurgen Klopp (Liverpool) – 36 ndeshje, 26 fitore, 8 barazime dhe 2 humbje

Patrick Vieira (Crystal Palace) – 35 ndeshje, 10 fitore, 14 barazime dhe 11 humbje

/TV Malisheva

Share.