Katër partive u janë shqiptuar gjoba, në vetëm katër ditë fushate nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa. Lista Serbe, Nisma Socialdemokrate, koalicioni AAK-PSD dhe LDK-ja, janë partitë të cilat u dënuan, që në ditët e para të fushtës. Sipas PZAP-së, gjatë viteve të mëhershme partitë i kanë paguar ato gjoba janë shqiptuar.
Është dita e katërt e fushatës zgjedhore. Për këto ditë, katër parti politike janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa
Lista Serbe është dënuar me 30 mijë euro gjobë, 2 mijë e 500 euro Nisma Socialdemokrate, Koalicioni AAK-PSD me 6 mijë euro dhe LDK-ja me 11 mijë euro gjobë.
Sa i përket gjobave të mëhershme, kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, Mul Desku, tha se ndër vite ato janë paguar.