Nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor të këtij vitit në Katar do të zhvillohet kampionati botëror i futbollit.

Tashmë kur ka mbetur pak më shumë se një muaj, të gjitha përgatitjet janë bërë, ndërsa pritet të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për t’i ndjekur ndeshje, si nga tribunat, ashtu edhe përmes transmetimeve televizive, transmeton TV Malisheva.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet më 20 nëntor nga ora 16:00 ku do të ballafaqohen Katari me Ekuadorin. Kjo do të jetë ndeshja e vetme e kësaj dite.

Një ditë më pas, pra me 21 nëntor do të zhvillohen tre ndeshje të tjera ku do të ballafaqohen: Anglia-Irani (ora 13:00), Senegali-Holanda (16:00) dhe Amerika-Uellsi (19:00).

Ndërsa, 22 nëntori do të hapet me ballafaqimin ndërmjet Argjentinës dhe Arabisë Saudite, që zhvillohet nga ora 10:00, për të kompletuar kështu pesë ndeshjet e para të botërorit.  /TV Malisheva

Share.