Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar komune, Kastriot Berisha, së bashku me kandidatin për asamble komunale, Egzon Javori, kanë vizituar fshatin Llozicë, shkruan TV Malisheva.
Berisha ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, se së bashku me Javorin kanë prezantuar prioritetet kryesore në këtë fshat.
Ai mes tjerash ka thënë se banorët e këtij fshati janë shprehur se programi “Për Malishevën që duam” është programi më i mirë.
Ja postimi i Berishës:
LLOZICË
Në Llozicë si çdo herë pritemi ngrohtësisht, një trevë kjo me prapavijë atdhetare.
Llozica e ka Egzon Javorin me numër 13 si përfaqësues të tyre dhe tashmë të gjithë shprehën bindjen se programi Për Malishevën që duam është programi më i mirë pasi është edhe i vetmi i zbuluar nga ndonjë kandidat për kryetar.
Çka do të bëjmë për Llozicën?
Do të rregullojmë problemet me energjinë elektrike
Do të rregullojmë furnizimin me ujë
Kanalizimi do të jetë problem i zgjidhur
#KastriotiKryetar
#LlozicaQeDuam
#AAK121 /TV Malisheva