Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Artan Nimani, për TV Malisheva ka treguar programet në të cilat studentët mund të studiojnë në këtë universitet.
“Programet e studimit që ne kemi aplikuar kryesisht janë të dy fushave: shkenca humane dhe shkencat mjekësore. Momentalisht e kemi gjuhën shqipe, edukimin filor dhe parafillor, infermieria, fizioterapia, shendeti publik, menaxhimi shëndetësor, kujdes dhe mirëqenie sociale, gjuhë angleze, këto janë fushat kyçe me të cilat ne jemi në proces të vlerësimit pozitiv”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se po planifikohet të futet edhe programi i komunikimit dhe multimedias. /TV Malisheva