Feronikeli ka zhvilluar ndeshje si vendas kundër Prishtinës, Drenica ishte mysafire e Dukagjinit, Trepça ’89 ka pritur në shtëpi skuadrën e Llapit, dhe A&N u përball në udhëtim kundër Istogut, ku të gjitha këto ndeshje ishin për kualifikime drejt çerekfinales.
Skuadra e kryeqyteti Prishtina, arriti që pas penalltive të kualifikohet për në gjysmëfinale, ku e mposhti skuadrën e Feronikelit.
Dukagjini ishte befasia e këtij raundi, ku e eliminoi Drenicën me rezultat minimal 1:0.
Trepça ’89 nuk arriti t’i bëj ballë skuadrës së Llapit, ku u mposht si vendas me rezultat 1:2. Kështu llapjanët vazhdojnë tutje në gjysmëfinale, ku mund të përballen me skuadrat si Prishtina, Dukagjini dhe Istogu.
Skuadra e Istogut ishte e fundit e cila e siguroi biletën për në gjysmëfinale, ku u deshën penalltitë për të vendosur fituesin, kështu duke e eliminuar skuadrën e A&N.
Më poshtë i gjeni rezultatet e ndeshjeve, dhe skuadrat të cilat janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Feronikeli – Prishtina 0:1 (Prishtina kualifikohet pas penalltive)
Dukagjini – Drenica 1:0 (Dukagjini kualifikohet)
Trepça ’89 – KF Llapi 1:2 (Llapi kualifikohet)
Istogu – A&N 2:1 (Istogu kualifikohet)
/TVMalisheva