Barcelona po shtyn që ta shesë Ousmane Dembelen në janar pasi anësori francez nuk dëshiron të vazhdojë me katalanasit.

Dembélé nuk është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos dhe drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany i ka kërkuar anësorit të largohet nga klubi në janar.

“Ne kemi qenë në bisedime me agjentin e tij që nga korriku, por lojtari dhe agjenti i tij refuzuan të gjitha ofertat,” tha ai.

“Është e qartë se ai nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonën, kështu që ne i kemi thënë agjentit të tij se ai duhet të largohet menjëherë dhe shpresojmë që ai ta bëjë këtë deri më 31 janar”.

Juventusi ka qenë shumë i lidhur me ish-anësorin e Borussia Dortmundit, dhe gazeta spanjolle “Sport” pretendoi në dhjetor se bardhezinjtë kishin arritur një marrëveshje në parim me 24-vjeçarin.

Megjithatë, Juventusi ka një buxhet të vogël për transferime në janar dhe nuk mund të përballojë të nënshkruajë me Dembélén në afatin kalimtar të dimrit.

Edhe pse “Zonja e Vjetër” e ka monitoruar 24-vjeçarin, “Football Italia” raporton se një marrëveshje mes francezit dhe gjigantëve të Serisë A ende nuk është arritur.

Një lëvizje në Premier Ligë është më e mundshme, veçanërisht nëse Dembélé largohet në janar.

24-vjeçari ishte afër kalimit te Manchester United në vitin 2020, por Chelsea dhe Liverpooli gjithashtu janë lidhur me francezin./TV Malisheva

Share.