UEFA ka mbajtur një takim ditën e enjte, ku ka diskutuar situatën e futbollit.
Çështja kryesore ke qenë si të përfundohen kampionatet nëpër Evropë, dhe çka nëse nuk krijohen kushtet për përfundimin e tyre.
UEFA e ka lënë në duart e federatave që të vendosin për kampionatet e tyre, nëse situata nuk përmirësohet dhe nuk krijohen kushtet për lojë.
Sipas “meritës sportive”, federatat do të duhen të vendosin, gjë që i jep të drejtë atyre të përfundojnë sezonet me tabelat aktuale.
Kjo, do të shkonte në dëm të disa klubeve të mëdha, që gjenden jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.
Në Spanjë, Atletico Madrid do të mbeste jashtë, pasi Real Sociedad është në vendin e katërt.
Nga Premierliga, në këtë garë do të kualifikoheshin Liverpool, Man City, Leicester City dhe Chelsea.
Emra të njohur si Manchester United, Tottenham dhe Arsenal, do të duhej të mendonin për të ardhmen kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Në Serie A, Milan, Roma dhe Napoli, do të ishin jashtë katërshes së madhe, nëse vendoset sipas “meritës sportive”, ndërsa në Francë, fatin e njëjtë do ta kishte Lyon