Shumë ushqime të shëndetshme mund të parandalohen që të konsumohen në një fazë të ditës, ajo është koha kur jeni gati për gjumë. Një gjumë i mirë jo vetëm se është i rëndësishëm për shëndetin, por ndikon shumë edhe në humorin e ditës së nesërme.
Mënyra se si fleni varet shumë nga ajo që keni vendosur të hani për darkë.
Ushqimet dhe pijet të cilat nuk lejohen para gjumit:
Ushqimet e shpejta: Përveçse njihen si një ndë armiqtë më të madhenj të shëndetit, ato shkaktojnë probleme edhe në gjumë. Ndër ushqimet e shpejta, përshuta është një ndër përbërësit që përdoret më së shumti në këtë ushqim, e pasi që përmban një sasi të madhe karbohidratesh, ndalohet të hahet pasi që stimulon rrahjet e zemrës dhe prodhimin e acideve në stomak.
Vera: Përveç se mund të shkaktojë gërhatje të madhe gjatë gjumit, alkooli është një shkaktar i madh i cili nxit urinimin, që do të thotë se iu duhet të zgjoheni gjatë natës më shumë se një herë.
Çokollatë e zezë: Përmban afeinë dhe teobrominë, të cilat stimulojnë sistemin nervor, rrisin të rrahurat e zemrës dhe mund të iu çojë në pagjumësi.
Pula: Sasia e madhe e proteinave në pulë ul tretjen me 50%. Kështu që në vend që të pushosh kur fle, trupi yt do të punojë për të tretur çfarë ke ngrënë.
Ushqimet pikante: Nuk duhet t’i shtohen asnjë ushqimi që hani përpara se të bini në gjumë pasi që rrisin të rrahurat e zemrës dhe nuk iu lejon të bëni gjumë të lehtë.
Ushqimet që lejohen:
Bananet: Falë magneziumit dhe kalciumit që përmbajnë, muskujt rigjenerohen dhe një gjumë i mirë përgjatë natës është i garantuar.
Qumështi: Përmban tritofan dhe amino acide që ndihmojnë që gjumi të jetë më i qetë dhe të zgjasë më shumë.
Qershitë: Melatonina që përmbajnë ato ndihmon për të kontrolluar ritmin e brendshëm të trupit dhe ka efekt dobiprurës në cilësinë e gjumit.
/TV Malisheva