Ka nisur një përplasje ndërmjet klubit të futbollit Prishtina dhe këngëtarit Afrim Muqiqi që po vazhdon edhe më tutje.

Gjithçka nisi nga një prononcim për media i Muqiqit i cili foli për situatën në klub, por pati edhe një koment për trajnerin e kësaj skuadre Ismet Munishin për të cilin tha se “është djalë i mirë, showmen, por nuk është trajneri i duhur për Prishtinën.

Pas kësaj deklarate, Prishtina reagoi përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera i ka kërkoi Muqiqit që të mos flas në emër të klubit pasi tashmë është vetëm një tifozë i klubit dhe asgjë më tepër, transmeton TV Malisheva.

“FC Prishtina është jashtëzakonisht e kënaqur me punën e Munishit, i cili erdhi te skuadra jonë në një moment aspak të mirë kur klubi përballej me borxhe të shumta financiare të trashëguara që nga koha e Muçiqit. Ylli i mikrofonit ka të drejtë të flas për klubin, por vetëm si tifoz i ekipit nëse ndjehet i tillë, e jo si pjesë e jona. Kujtojmë se Muçiqi i ka shitur aksionet e tij te aksionari tjetër në klub, Rrahman Haradini, me ç’rast së shpejti do të përkthehen edhe në ARBK.”, thuhet në reagimin e klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

Muqiqi nuk ka qëndruar duarkryq në këtë postim të Prishtinës duke ironizuar duke qeshur në koment poshtë postimit.

/TV Malisheva

Share.