Malisheva ka fituar ndeshjen  ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1, në ndeshjen e barazhit për Superligën e Kosovës, duke siguruar biletën e fundit për qëndrim në elitë.
E për këtë fitore KF Rahoveci e ka uruar Malishevën për mbetjen në elitë ndërsa ka komplimentuar edhe Vushtrrinë për një sezon fantastik dhe me shpresën që edicioni i ardhshëm të jetë më fatlum për ta, shkruan TV Malisheva.
Postimi i plotë:
Skuadrës sonë mike, FC Malisheva ia urojmë qëndrimin në elitë, teksa për FC Vushtrria, vetëm komplimente për një sezon fantastik, me shpresën se edicioni i ardhshëm do të jetë më fatlum për ta. 🤝
⚽️🏆🇽🇰
/TV Malisheva

Share.