Mbledhjen e rregullt të Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe Shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e udhëhoqi, kryesuesja, Vlora Krasniqi- Manaj, e cila i njoftoi anëtarët me përgatitjet për shënimin e festave kombëtare të nëntorit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurse, anëtari i këtij komiteti dhe këshilltari komunal, Ilaz Krasniqi në mënyrë më të detajuar, njoftoi anëtarët me kërkesat që ka bërë ky komitet për këto kategori, drejtuar Kuvendit Komunal të Malishevës, miratimin e këtyre kërkesave dhe vendimeve, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kombëtare të UÇK-së dhe popullit tonë, në përpjekjet për çlirim, liri dhe bashkim kombëtar.
Në fund, Komiteti, uroi gjithë popullin shqiptarë për nder të festave kombëtare të 28 Nëntorit.

Share.