-E Mërkurë ora 14:00, Parku i qytetit-Malishevë.
Tani është koha të veprojmë, t’i ndihmojmë vëllëzrit e motrat në Shqipëri.
-Kryesia e klubit duke e përcjellur me vëmendje gjendjen emergjente të krijuar nga tërmeti në Shqipëri, thirr mbledhje urgjente dhe merr vendim që së bashku me vajzat e klubit të organizojë aksion humanitar.
-Ndihma kryesisht do të jetë e fokusuar në veshëmbathje dhe gjëra ushqimore!
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Malishevës t’i bashkangjiten këtij aksioni humanitar.
Grumbullimi i mjeteve bëhet nesër nga ora 14:00-16:00 në Parkun e Qytetit- Malishevë.

Share.