Pas dy muajëve e gjysmë nga pezullimi i të gjitha aktivitetve sportive, me vendimin e marrë nga ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me FFK do të rikthehet Superliga.

Ndërkaq, fati i Superligës së Kosovës për femra ende nuk dihet, ngase nuk është marr asnjë vendim nga FFK, shkruan GazetaSheshi.

Pikërisht për-mos vendim të marr, skuadra kosovare për femra, KFF Mitrovica ka reaguar drejt FFK-së.

Në reagimin e bërë nga klubi i Mitrovicës janë ndarë në disa pika:

Përse vetëm Ipko Superliga lejohet t’i mbajë stërvitjet?
Përse vetëm Ipko Superliga i lejohet vazhdimi i kampionatiti?
Përse vetëm Ipko Superliga i lejohet vazhdimin i ndeshjeve të Kupës?
Përse vetëm Ipko Superliga i ndahen mjetet financiare siç ka ndodhur këto ditë?, shkruhet në pika letrën e KFF Mitrovica.

Klubi nga Mitrovica ka reaguar edhe me herët në zyret e FFK-së, për rifillimin e të gjitha garave ku edhe virusi është duke shkuar drejtë fundit.

Share.