Klubi i futbollit të femrave “KFF Shqiponja” nga Malisheva kanë marrë konfirmimin për licencimin e klubit nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Klubi i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga MKRS , ku edhe kanë marrë dritën jeshile për zbatimin e ligjit të sponsorizimit në fuqi.
“Nga tani e tutje klubi ynë mund të realizojë sponsorizimin në bazë të ligjit ku të gjitha bizneset që dëshirojnë të investojnë në sport 30 % të fitimit në tatim , mund të ndajnë për klubin e futbollit të femrave Shqiponja. Ne ftojmë të gjitha bizneset në Komunën tonë dhe jashtë saj që të shfrytëzojnë ligjin e sponsorizimit dhe të përkrahet klubi ynë”, thuhet në njoftimin e tyre.
/TV Malisheva