Khloe Kardashian dhe vajza e saj, True Thompson janë infektuar me COVID-19.

Ylli 37-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians”, ka treguar se ka rezultuar pozitive me virusin përmes një postimi në InstaStory, përmes të cilit po ashtu tha se është detyruar të anuloi të gjitha angazhimet.

“Përshëndetje, doja t’ju njoftoja që True dhe unë kemi rezultuar pozitive me COVID-19. Më është dashur të anuloi disa angazhime dhe më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’i realizoj ato”, ka shkruar 37-vjeçarja.

“Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale. Qëndroni të sigurt”, vazhdoi Khloe.

Megjithëse True tre vjeçare është ende shumë e vogël për t’u vaksinuar, COVID-19 ka tendencë të jetë më pak e rëndë te fëmijët e vegjël, shkruan DailyMail.

Kjo është përballja e dytë me COVID-19 për yllin televiziv, e cila më parë zbuloi se kishte qenë e infektuar me virusin në mars 2020, pasi pandemia u përhap në të gjithë botën.

Khloe nuk ishte personi i vetëm në klanin Kardashian-Jenner që rezultoi pozitiv për koronavirus.

Në maj, motra e saj më e madhe Kim, 41 vjeç, zbuloi në KUWTK se e gjithë familja e saj ishte sëmurë nga virusi.

Fillimisht ajo tregoi se ajo dhe djali i saj Saint, pesë vjeç, kishin rezultuar pozitivë, por simptomat shpejt përfshinë gjithë familjen.

 

Vajza e saj më e madhe North, tetë vjeç, filloi të shfaqte simptoma dhe shpejt rezultoi pozitive, ashtu si vajza e saj Çikago, tre vjeç dhe djali Psalm, dy vjeç.

Khloe ka të ngjarë të kaloi më lehtë COVID-19 për shkak të vaksinimit të saj, dhe fëmijët si True kanë gjithashtu më pak gjasa të përjetojnë simptoma të rënda, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Fëmijët nuk kanë qenë në gjendje të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi autorizimet fillestare të urgjencës në SHBA ishin vetëm për të rriturit.

Sidoqoftë, vaksina Pfizer u autorizua më vonë për adoleshentët dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pritet të autorizojë një version me dozë më të ulët të vaksinës për fëmijët pesë deri në 11 vjeç. /TV Malisheva

Share.