Reporterët që merren me makinat e reja, fillimisht e kanë parë Kia Stinger derisa testohej nëpër Kore të Jugut, ndërsa tani u pa edhe në Evropë.

Megjithëse është një makinë shumë e pëlqyer, Kia nuk është e kënaqur me shitjet e Stinger, pasi ka mbetur shumë më prapa rivalëve gjermanë.

Në mënyrë që ta rritë shitjen, Kia ka bërë disa ndryshime në këtë model, që ta sjellë në një version tjetër gjatë vitit që vjen.

Deri më tani, janë bërë vetëm tri vite që kur është në treg, por i është nënshtruar ndryshimeve dhe spiunët që merren me makinat e reja, e kanë parë derisa ishte duke u testuar në Kore të Jugut.

Me kalimin e kohës, duket se kjo makinë është gjithnjë e më shumë pranë prodhimit, sepse tani ka hyrë në fazën e dytë të testimit.

Tani Kia Stinger është parë derisa kryente testime nëpër Evropë, me shtresa shumë të mëdha kamuflazhi.

Aq shumë ka qenë e mbuluar kjo makinë, sa që lë të kuptohet se gjithë pjesët do t’i nënshtrohen ndryshimeve, përfshirë edhe dritat e pjesës së pasme dhe të përparme, si dhe e tërë pjesa e grillit.

Sistemin për nxjerrjen e gazrave, tani e ka me katër gypa, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një motor më të fuqishëm se ai në modelin aktual, që ka 380 kuaj fuqi. /Tv Malisheva

Share.