Me zbatimin e distancës sociale si pasojë e coronavirusit, shumë veprimtari dhe biznese që merren me prodhimin ose shitjen e gjërave që nuk janë të domosdoshme, janë ndërprerë në tërësi.

Industria e automobilizmit, është duke e përshtatur linjën e prodhimit që të prodhojë ventilatorë si dhe maska për fytyrë. Derisa prodhimi i veturave është ndërpre, janë duke punuar punëtoritë për riparimin e veturave.

Në këtë drejtim është fokusuar edhe Kia, që e ka dhënë një mundësi për pronarët e reja të veturave, duke iu shtyrë garancinë deri në fund të qershorit.

Të gjithë atyre që do iu kalonte garancia këto ditë, apo edhe në muajt në vazhdim, sërish kanë mundësi që ta rregullojnë makinën pa ndonjë kompensim. /Tv Malisheva

Share.