Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida, është tejet e pëlqyer për audiencën e gjerë.

Ajo përmes projekteve dhe imazheve të përditshmërisë ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka mahnitur me pozat e reja, duke përmendur kështu që feston ditëlindjen e 23-të.

“Faleminderit Zot edhe për një vit tjetër. Falënderuese për secilin vit”, ka shkruar ajo në përshkrim

Fotografia e publikuar e shfaqte Kidën në mënyrë unike, e veshur në të zeza dhe me një stil të veçantë flokësh.

Urime të shumta iu drejtuan nga kolegë, familjarë e fansa, të cilët i shpresonin asaj më të mirat në jetë. /TV Malisheva

Share.