Kida këto ditë realizoi imazhe të reja, të cilat po i ndan me ndjekësit në rrjete sociale.

Fansat presin që këto foto që po i sjell këngëtarja të jenë të shkëputura nga videoklipi i saj i ri, por që një gjë të tillë ajo ende nuk e ka konfirmuar.

Në fotografitë e fundit, artistja shfaqet e veshur me fustan të zi të shkurtër, ndërsa pjesa e duarve ishte rrjetë.

Kjo paraqitje e Kidës ishte më ndryshe prej tjerave, ngase ajo u shfaq me një tjetër stil ndryshe të flokëve, duke i bërë ato gërsheta.

“lo’ capo’ con lo’ capo’ y yo soy la mama!”, është mbishkrimi që Kida ua la fotografive të fundit. /Tv Malisheva

 

 

View this post on Instagram

 

lo’ capo’ con lo’ capo’ y yo soy la mama!

A post shared by KIDA (@kida) on May 30, 2020 at 3:58am PDT

Share.