Shfaqja personale e një banori të Kievit për natën e Vitit të Ri, e shoqëruar me fishekzjarre, e organizuar mes sulmeve të rregullta ruse në qytet, mund t’i kushtojë atij një dënim me burg.

Banori, 47 vjeç, përdori mjete piroteknike, pavarësisht një urdhëri të përgjithshëm që ndalon hedhjen e fishekzjarrëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë për shkak të luftës.

“Ai do të përballet me pesë vjet burgim”, shkroi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko në në Telegram.

Banorët kishin njoftuar policinë për përdorimin e fishekzjarrëve pavarësisht urdhër ndalimit.

Policia, e cila arrestoi banorin dhe konfiskoi lëndë piroteknike në banesën e tij, tha se ai do të akuzohej për prishje të qetësisë.

Menjëherë pas fishekzjarreve të paligjshme, një alarm ajror u dha në Kiev pasi Rusia nisi sulmet me dronë kamikaze në kryeqytetin ukrainas./DPA/

Share.