Kievi është ende duke pritur një përgjigje të Pekinit pasi u kërkoi kinezëve që t’i bashkohen planit të paqes së ukrainasve për t’i dhënë fund luftës, tha Volodymyr Zelensky.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, udhëheqësi ukrainas tha se sugjerimi i ishte bërë Kinës – por ende nuk ka pasur përgjigje.

Takimi mes dy liderëve vjen në të njëjtën kohë kur në Moskë po takoheshin presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu rus, Vladimir Putin, raporton skynews.

Pekini ka propozuar një plan paqeje prej 12 pikash, i cili parashikonte një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët, por do të nënkuptonte humbje territori për Ukrainën.

Kievi thotë se trupat ruse duhet të tërhiqen plotësisht nga vendi dhe prezantuar një plan të sajin të paqes, të cilin e kanë përkrah vendet perëndimore.

Ndryshe, Jinping sot ka deklaruar se shteti që përfaqëson nuk mban anë në pushtimin rus të Ukrainës. /TV Malisheva

Share.