Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar raportin më të fundit sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar Moskës, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.
Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kievi pretendon se 37.570 ushtarë rusë kanë humbur jetën.
Në anën tjetër, ushtria ukrainase pretendon se prej se kanë futur në përdorim sistemin raketor amerikan HIMARS, rusët në masë të madhe po pësojnë humbje.
Rasti më i fundit ishte bombardimi i një depoje të municionit rus, ku si pasojë e shpërthimit të fuqishëm u ngrit në qiell një top i zjarrtë që shndriti një qytet në rajonin e Khersonit.
E sulme të tilla po ndodhin pothuajse në tërë territorin e Ukrainës, pasi edhe vet presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky është zotuar se po ndërmerren aksione për ta detyruar Rusinë që të tërheq ushtrinë e saj nga territori i Ukrainës.
/TV Malisheva