Kievi u godit nga një sulm i dendur “i jashtëzakonshëm” herët të martën, ka thënë një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas në një postim në Telegram.

“Këtë herë, armiku nisi një sulm kompleks nga drejtime të shumta njëkohësisht, duke përdorur UAV, raketa lundrimi dhe ndoshta raketa balistike. Ky sulm ishte i jashtëzakonshëm në densitetin e tij, me numrin maksimal të raketave sulmuese në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit.

Popko shtoi se “shumica dërrmuese e objektivave të armikut në hapësirën ajrore të Kievit u zbuluan dhe u shkatërruan”.

Ky shënoi sulmin e tetë në Kiev që nga fillimi i majit, tha Popko.

Dëmet më të mëdha u raportuan në Solomianskyi, ku një ndërtesë jo-rezidenciale dhe disa automjete u përfshinë nga flakët, ka treguar Popko.

“Ne i jemi mirënjohës mbrojtjes sonë ajrore për mbrojtjen e jetëve të banorëve të Kievit!”, ka shtuar më tej ai.

/TV Malisheva

 

Share.