Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka vazhduar takimet me përkrahës dhe struktura të NISMA-s në fshatrat Kijevë dhe Bubavec.
Banorët e këtyre fshatrave i kanë ofruar përkrahje të madhe Kastratit për zgjedhjet e 17 tetorit.
“Përkrahja për Nismën Socialdemokrate po rritet çdo ditë e më shumë, dhe dëshmia më e mirë për këtë është kjo pritje e ngrohtë që na bënë sonte qytetarët e Kijevës dhe Bubavecit. Me përkrahjen e tyre dhe mbështetësve tanë të shumtë, më 17 tetor NISMA do të shënoj një fitore madhështore në Malishevë”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.
Postimi i plotë i Kastratit për takimin në Kijevë:
“Në Kijevën e Ramadan Shabanit e Kajtaz Ramadanit, por edhe të shumë dijetarëve e trimave tjerë, sonte bashkë me kryetarin Limaj dhe bashkëpunëtorë shpalosëm programin dhe vizionin tonë për zgjedhjet e 17 tetorit. Jam shumë i kënaqur me përkrahjen që mora nga banorë të këtij fshati, të cilët u zotuan se do ta mbështesin projektin tonë për Malishevën Urbane. #Voto119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva