Mbrëmë kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka zhvilluar fushatën zgjedhore në fshatin Llozicë, shkruan TV Malisheva.
Kilaj shkruaj se sikurse në çdo fshat tjetër, edhe në Llozicë janë evidente probleme që vështirësojnë përditshmërinë e qytetarëve.
Ai shpjegon se në këtë fshat ka paraqitur programin e tij qeverisës, së bashku me Fjoralba Buzhalën dhe Fehmi Javorin kandidatët e PDK-së për asamble.
Ja shkrimi i tij:
Edhe Llozica po e pret krahëhapur qeverisjen e PDK-së në Malishevë.
Si çdo fshat tjetër, edhe këtu janë evidente probleme që vështirësojnë përditshmërinë e qytetarëve. Ato duan zgjidhje, e cila vjen nga një projekt politik i ndërtuar me qytetarët.
Ky është projekti ynë për Malishevën, që para qytetarëve të Llozicës e shpalosëm së bashku me Fjoralba Buzhalën dhe Fehmi Javorin kandidatët e PDK-së për asamble.
Përveç një diskutimi të frytshëm, nga këtu morëm edhe mbështetje të fuqishme.
Sikur gjithandej komunës sonë, edhe këtu u zotuam se do të jemi çdo ditë pranë qytetarëve për zgjidhjen e secilit problem.
Llozica do ta ndjejë dorën e qeverisjes për zhvillim.
Ne jemi gati. Fitorja jonë po vjen.
Bashkë për Llozicën!
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK /TV Malisheva