Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë se nuk e mohon kontributin e atyre që kanë udhëheq këtë komunë, teksa e ka lavdëruar ish-kryetarin Gani Kransniqi, shkruan TV Malisheva.

Kilaj ka falenderuar publikisht Gani Krasniqin, teksa ka thënë se ai është një nga meritorët e themelimit të Malishevës si komunë.

“Unë nuk dua ta mohoj kontributin e asnjë qytetari e aq më pak të atyre që e kanë udhëheq Malishevën, unë nga këtu dua ta falenderoj kolegun tim, bashkëpunëtorin tim edhe të përidhës së pra luftës edhe të psluftës, Gani Krasniqin që është një nga meritorët që Komuna e Malishevës është rithemeluar në vitin 1999”, ka thënë Kilaj.

Ai madje ka thënë se po të mos ishte Gani Krasniqi më atë kohë do duheshin shumë vite për të ekzistuar Malisheva si komunë.

“Po të mos ishte Gania në atë periudhë me siguri se Malishevës do i duheshin edhe shumë vite për ta marrë pëlqimin e ndërkombëtarëve në atë periudhë për të ekzistuar si komunë”, ka thënë ai.

Gani Krasniqi kishte qeverisur për një mandat ku atë kohë ishte pjesë e PDK-së, ndërsa aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.